Abazi ironizon me LVV-në: Asociacioni na qenka bërë modern dhe në përputhje me kushtetutën e vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i ka cilësuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë në pushtet si “klloun” që institucionet e Kosovës i kanë kthyer në “cirk”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka ironizuar me anëtarët e pushtit që vijnë që vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pas të cilët për një kohë të gjatë sa kishin qenë në opozitë e kishin kundërshtuar me masa të dhunshme asociacionin edhe pse i njëjti në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 kishte për tu formuar përputhej me Kushtetutën e Kosovës.

“Mirëmëngjesi. Asociacioni na qenka bërë modern dhe në përputhje me kushtetutën e vendit”, ka shkruar Abzi duke ironizuar me anëtarët e LVV-së.

Më tej ai i ka quajtur zyrtarët e LVV-së “palaço” që sipas ata i kanë shndërruar institucionet e Kosovës në “cirkus”.

“Ju kam thënë, kur hyn palaço në pallat nuk bëhet mbret, mbretëria bëhet cirkus”, ka përfunduar Abazi ish anëtarë i Lëvizje Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika