Shqipëria blen raketa për ta forcuar ushtrinë

Megjithëse nuk ka treguar detajisht marrëveshjen, Peleshi ka bërë të ditur se Shqipëria ka forcuar mbrojtjen

Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se Shqipëria ka blerë raketa antitanke Javelin, në kuadër të forcimit të mbrojtjes së vendit.

Peleshi ka thënë se Shqipëria ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Lockheed Martin, duke mos bërë të ditur numrin e raketave të blera, çmimin apo kur do të arrijnë në Shqipëri, transmeton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Sipas Peleshit, blerja e raketave është pjesë e procesit për modernizim të ushtrisë.

Më herët gjatë kësaj jave, kompania amerikane Lockheed Martin ka njoftuar se ushtria amerikane ka nënshkruar dy kontrata për raketat “Javelin” dhe pajisje tjera në vlerë të 309 milionë dollarëve.

Në kontrata, thuhet se janë përfshirë mbi 1,300 raketa për financim të ushtrisë ukrainase, si dhe për klientët ndërkombëtarë, duke përfshirë Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën.

“Pa krijuar panik, nuk ekziston kërcënim konkret. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ne jemi të mbrojtur”, ka thënë ministri.

Ai ka thënë se NATO-ja nuk përbën kërcënim për asnjë shtet, përfshirë Rusinë.

Shqipëria i është bashkuar aleancës së NATO-s më 2009.

Qeveria e Kosovës tashmë ka bërë të qartë synimet e saj mbi aplikimin për pjesëmarrje në Programin për Partneritet për Paqe, dhe po ashtu ka aspirata për anëtarësim në NATO.

Presidentja Osmani ishte takuar me liderin e shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresistin Darrell Issa dhe bashkudhëheqësit e Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kongresin Amerikan.

Ajo ka bërë të ditur se në takimin me kongresistin Issa, është diskutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën e 17 majit aplikimin për anëtarësim në NATO.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika