Selimi thotë se Gjykata Speciale po i referohet Kosovës si “Kosova dhe Metohija”

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, kritikoi Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për mospërdorimin e simboleve të Kosovës dhe përdorimin e emërimit nga Gjykata Speciale “Kosova Mehtoija”

Petrit Selimi, ish-ministri i jashtëm i Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar ndaj Dhomave të Specializuar të Kosovës në Hagë, duke thënë se pavarësisht që kjo gjykatë është institucion i Kosovës, nuk përdor simbolet e Kosovës.

“Ata gjithashtu refuzojnë me vendosmëri të përdorin flamurin e Kosovës dhe emrin kushtetues ‘Republika e Kosovës’, pavarësisht se janë ‘gjykatë e KS’, ka thënë Selimi.

Por, për veç kësaj, sipas Selimit, Gjykata Speciale përdorë dokumente zyrtare që i referohen Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

“Duket se Gjykata Speciale në Hagë po vazhdojnë të përdorin dokumente zyrtare që i referohen Kosovës si ‘Kosova dhe Metohija’, një shprehje e përdorur vetëm nga qeveria serbe”, ka shkruar Selimi në X.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika