Gjendet trupi i pajetë i personit që kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës

Pas intervenimit të FSK-së dhe Zjarrfikësve është gjetur trupi i pajetë i personit që ishte raportuar se kishte rënë në lumë në Deiq të Klinës

Ilustrim

Pas raportimit se një person kishte rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës, dhe pas intervenimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve, tashmë trupi i pajetë i personit është gjetur.

Rastin për Portali D, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë. Mjeku e ka konstatuar vdekjen, dhe rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’, për arsye se duhet të gjenden shkaqet, arsyet se pse ka ndodhur”, ka thënë ai.

Po ashtu, Gashi ka theksuar se trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Lumi në fshatin Deiq të Klinës

Ndryshe, në mëngjesin e së dielës, një person kishte rënë në lumin e fshatit Deiq të komunës së Klinës.

Sipas Gashit, një grup peshkatarësh në mëngjesin e së dielës, kishin parë një trup që po e zvarriste uji në lumë.

Të njëjtit sipas tij, kanë tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme, pasi ai është zhytur edhe më thellë.

“Sot rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, disa peshkatarë, të cilët ishin duke peshkuar në fshatin Deiq të komunës së Klinës, kanë vërejtur një trup që ishte duke e zvarritur lumi. Të njëjtit kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit trupin, mirëpo pa sukses, sepse është zhytur më poshtë trupi”, kishte thënë Gashi.

Përveç Policisë, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës(FSK), të cilët ishin vënë në kërkim të personit.

Një person dyshohet se ka rënë në një lumë në Klinë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika