Izraeli thotë se e ka ndalur një raketë të lëshuar nga Libani

Ushtria izraelite ka njoftuar më 28 tetor se ka ndaluar një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani. Kjo ndodhi në një kohë kur tensionet në kufirin mes dy shteteve, Izraelit dhe Libanit po rriten

Ushtarët izraelitë afër kufirit me Libanin. 26 tetor 2023.

Ushtria izraelite tha më 28 tetor se ka ndaluar një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani, përderisa autoritetet libaneze lëshuan një udhëzues në rast se duhet të bëhet evakuimi i aeroportit në Bejrut, në kohën kur tensionet në kufirin mes dy shteteve janë rritur.

Ushtria izraelite dhe grupi Hezbollah në Liban, që ka mbështetjen e Iranit, kanë këmbyer zjarr në baza ditore, që kur nisi konflikti midis Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në Rripin e Gazës tri javë më parë.

Këto janë tensionet më të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit që kur të dyja palët zhvilluan një luftë më 2006.

Në konfliktin e vitit 2006, pistat e Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit, që gjendet në jug të kryeqytetit të Libanit, ishin cak i sulmeve ajrore izraelite. Atëbotë, aeroporti u mbyll.

Me tensionet që janë rritur sërish, autoritetet në Liban lëshuan një udhëzues për evakuimin e aeroportit dhe instilacioneve përreth në rast të një emergjence. Megjithatë, në udhëzues nuk sugjerohet se ka një kërcënim të menjëhershëm për aeroportin.

Konflikti në Gazë, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore, detare dhe tokësore, ka rritur frikën se luftimet mund të zgjerohen në rajon, përfshirë edhe në kufirin me Libanin.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se pengoi “një raketë tokë-ajër të lëshuar nga Libani” drejt një droni izraelit. Ushtria tha se u kundërpërgjigj “duke goditur vendin prej ku u hodh raketa”.

Po ashtu tha se dronët izraelitë kanë goditur “caqet terroriste” në Liban që po tentonin të lëshonin drejt izraelit raketa kundërtanke, shkruan REL.

Televizioni Al-Manar, që udhëhiqet nga Hezbollahu, tha se Izraeli ka granatuar disa zona përgjatë zonës kufitare, përfshirë edhe përreth qytetit Nakura.

Hezbollahu tha se deri të premten, 47 luftëtarë të tij janë vrarë gjatë përleshjeve në kufi. Më herët gjatë javës, ushtria izraelite tha se shtatë ushtarë janë vrarë që nga 7 tetor, kur Hamasi nisi sulmet.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika