Aksident në Raushiq të Pejës, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Deçan-Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Deçan-Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:00 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Raushiq. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të policisë dhe hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë çuar deri aksidenti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika