A mund të shmangej arbitrazhi me ContourGlobal-in?

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se do ta sfidojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit e cila e obligon Kosovën t’ia paguaj mbi 20 milionë euro kompanisë amerikane, Countur Global

Dështimi i projektit për ndërtimin e të cilit puna nisi 17 vjet më parë, Kosovës mund t’i kushtojë disa milionë euro.

Kështu ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, vendim me të cilin nuk e kanë ndërmend të pajtohet institucionet e Kosovës.

“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguaj Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro. Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe i njëjti do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Edhe nëse ndiqet kjo rrugë, jursitët janë skeptik për rezultate pozitive.

“Është shumë e vështirë që bëhen lëshime gjatë vendosjes në arbitrazh, dhe këto lëshime janë sikur me e apelu një vendim të formës së prerë, që gjasat por edhe mundësitë ligjore për me e sfidu një vendim të arbitrazhit janë shumë të minimizuara dhe rezultatet janë gati se të pamundura”, ka thënë avokati, Qëndrim Arifi.

Arifi thotë se Kosova ka mundur ta shmang arbitrazhin, dhe të mos vijë në pozitë ku për shkak të një individi ose institucioni, shteti të paguajë dënime në vlerë milionëshe.

“Të mendohet mirë se në çfarë marrëdhënie kontraktuale hyjmë si shtet, dhe e dyta të mos tërhiqemi mirë pa i menduar mirë pasojat”, vijon ai.

Sipas Arifit tërheqja nga kontrata me një kompani kaq serioze mund të paraqes Kosovën si vend jo-serioz me pasiguri juridike.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika