Von der Leyen në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë të hënë do të qëndroj për vizitë në Kosovë, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Von der Leyen, në Prishtinë, do të mbajë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën Von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Gjatë vizitës në Prishtinë dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen do ta  prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor.

Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paketa e investimeve e planifikuar nga blloku për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi. Megjithatë, ndihma për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika