Mjeku që trajtoi pacientët nga shpërthimi në kampin e refugjatëve, thotë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë

Mjeku që po trajton pacientët nga shpërthimi në kampin e refugjatëve në Gaza, Dr. Mohamed El Ron, ka treguar më shumë rreth trajtimit të tyre në Spitalin e Indonezisë në Jabalia

Foto: Reuters

Dr. Mohamed El Ron – drejtori kirurgjik në Spitalin e Indonezisë në Jabalia, për shpërthimin në kampin e refugjatëve në Gaza, ka thënë se spitali ka marrë rreth 400 viktima, duke përfshirë 120 të vdekur, dhe shumica ishin fëmijë dhe gra.

El Ron ka thënë se kishte njerëz të plagosur rëndë që kishin nevojë për një operacion kompleks, të cilët duhej të transferoheshin “nën zjarr” në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës.

Ai ka treguar se para këtij shpërthimi ka pasur edhe një më herët këtë mëngjes, nga i cili spitali ka marrë 50 deri në 60 të plagosur dhe rreth 10 të vdekur, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit Danial Hagari, më herët ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë kryerë sulmin në kampin e refugjatëve “Jabalia” në Gaza.

Lexo dhe:

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika