Behrami: Bastisja e sotme në shtëpinë e Ismail Sylës po bëhet me të njëjtën logjikë fashiste

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pas bastisjes së ish-kolegut të tij Ismail Sylës nga Prokuroria Speciale e Hagës. Behrami e ka vlerësuar bastisjen e sotme në shtëpinë e Sylës si "logjikë fashiste"

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, i cili është bastisur gjatë ditës së martë të datës 31 tetor nga Dhomat Specializuara në Hagë, ka reaguar pasi ish-kolegu i tij, Ismail Syla, është bastisur nga Prokuroria Speciale e Hagës gjatë ditës se sotme.

“Bastisja e sotme në shtëpinë e tij po bëhet me të njëjtën logjikë fashiste!”, kështu e ka vlerësuar Behrami punën e Gjykatës Speciale.

Më tej, ai ka treguar se si kolegu i tij kishte vuajtur dënimin në burgje të Serbisë si i burgosur politik.

“Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë. Dhe mirë ka bërë!”, ka thënë ai.

“Si 20-vjeçar, Ismail Syla ishte burgosur nga Serbia, duke e mbajtur të mbyllur për më shumë se 8 vjet”, ka përfunduar Behrami.

Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika