Kurti: I papranueshëm e i padurueshëm, diskriminimi racor në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor dhe theksoi nevojën për barazi për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas në Kosovë. Në fjalën e tij, Kurti shprehu shqetësimin e tij për pabarazinë dhe diskriminimin e këtyre komuniteteve dhe tha se është e papranueshme që ndonjërin prej tyre të ndjehet i braktisur e i diskriminuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, nga ku kërkoi barazi për komunitet (rom, ashkali dhe egjiptas), që janë më të diskriminuarat në vendin tonë.

Kështu, Kurti ka thënë se duhet të mos lejohet që diskriminimi të rrezikojë një të ardhme më të mirë.

“Ne jemi këtu sot për përkushtim për të mos lejuar që diskriminimi që të rrezikojë një të ardhme më të mira për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Pabarazia dhe diskriminimi shfaqen në forma të ndryshme. Gjatë muajit të rinisë në gusht, në panairin e organizuar nga Ministria e Kulturës, ku u prezantuan produkte punëdore të bukura dhe kreative nga një ndërmarrëse e re egjiptase, ajo më tha që nuk ka pasur mbështetje ta mbarojë shkollën fillore dhe askush nuk reagoi kur ajo e braktisi shkollën. Kjo është pabarazi, kjo është e papranueshme, është e padurueshme”, ka thënë Kurti.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika