Policia me aksion në katër rajone, shoqërohen në polici dhjetë persona

Në këtë operacion thuhet se janë zhvilluar kontrolle në 11 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Gjilan dhe se janë konfiskuar armë e fishekë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës të enjten ka shoqëruar në polici dhjetë persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Gjatë këtij operacioni policor është bërë kontrollimi i shtëpive me objektet përcjellëse dhe i një lokali në njëmbëdhjetë lokacione, në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, bashkë me njësitet mbështetëse policore, ka bërë realizimin e një urdhër-kontrolli, bazuar në hetimet që ishin zhvilluar më herët në lidhje me dyshimet për veprën penale nga Neni 364 i KPRK-së ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Image preview

Gjatë kontrollit të lokacioneve të lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë materiale si në vijim: dy pushkë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, pesë  karikatorë, njëqind e gjashtëmbëdhjetë fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Image preview

Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika