Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit

Shtatë vjet më parë, Kosova u trondit me një vdekje e cila ende sot vazhdon të jetë një mister.

Ky është misteri i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili  vdiq në qelinë e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Për të shënuar këtë ditë, VV-ja ka organizuar disa aktivitete.

“12:00 – SKV Diskutim, vendi: Parku ‘Astrit Dehari’ te Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë. 14:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut, vendi: Sekretariati i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rr. Behije Dashi, Prishtinë. 18:00 – Ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin, vendi Kino ABC, rr. Rexhep Luci”, thuhet në njoftimin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika