Kurti pret në takim zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut: Sfidat tona janë të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.

Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit thuhet se ky takim u zhvillua pas homazheve që bënë bashkë te varri i Astrit Deharit, ndërsa në të u trajtuan shumë tema aktuale dhe me interes.

“Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, u bisedua për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta.

“Lidhjet infrastrukturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona. Koordinimi dhe sinkronizimi i politikave zyrtare kontribon në tejkalimin e probleme dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të ardhmen edhe të mbarë rajonit”, vijon komunikata.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika