Kurti: Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW do të vazhdojë të jetë i hapur deri në janar 2024. Kurti ka theksuar se prioritet është modernizimi dhe përmirësimi i kapaciteteve në sektorin e energjisë dhe synimi është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.

Ai u shpreh se prioritet e kanë modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë.

Kurti gjithashtu ka thënë se synim kanë zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

“Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MË vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024. E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë”.

“Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë: Qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër, marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet, lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg. Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes.  Investoni në Kosovë. Investoni tani”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika