Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon edhe të martën

Këtë të martë pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00.

Ndryshe, dëshmitari i fundit që ka dëshmuar ka qenë Predrag Dediq.

Dëshmitari Predrag Dediq kishte pohuar se djali i tij Bobani ishte 37-vjeçar dhe rezervist në ushtri, në kohën kur, sipas tij, ishte rrëmbyer.

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të enjten e kaluar më 12 tetor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 30-të.

Sipas përmbledhjes së lexuar në Gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca, të enjten, ka përfunduar duke qenë e mbyllur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast do të mbahet të hënën më 16 tetor (sot).

Ndryshe, në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë, pritet të mbahen katër seanca.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika