Projekti i financuar nga MAPL-ja, Kurti dhe ministri Krasniqi vizitojnë tri familje përfituese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar tri familje që janë pjesë e përfitimit të ndërtimit të shtëpive, projekt ky i financuar nga MAPL-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar tri familje që vijnë nga minoritetet joshumicë në Kosovë, në Vitomericë të Pejës.

Tri familjet janë pjesë e përfitimit të ndërtimit të shtëpive, projekt ky i financuar nga MAPL-ja.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se në komunat veriore të Kosovës ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishin në Cerajë të Leposaviqit, ku ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjen e Hajriz Aliut dhe të Bashkim Ibrahimit, dhe në fshatin Bistricë te familja e Muharrem Muharremit dhe e Artan Imerit.

“Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastrukturë rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se projekti për ndërtimin e shtëpive nga MAPL-ja është një nga projektet qeveritare për ndërtimin e shtëpive duke pasur parasysh edhe shtëpitë të cilat do të ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut nga MMPHI.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika