Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bankën e të akuzuarve janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi.

Seanca pritet të nisë në orën 09:00.

Ndryshe, Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

I pyetur nga avokati se a kishte zyrtarë dhe politikanë që flisnin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dedaj ka thënë se ka pasur nga parti të ndryshme, përfshirë edhe LDK-në.

Sipas Dedajt, individë të LDK-së kanë bërë propagandë anti-UÇK dhe kanë tentuar të denigrojnë luftën e UÇK-së

“Ishin të partive të ndryshme, sepse në UÇK ka pasur anëtarë të të gjitha partive, edhe anëtarë të Partisë Liberale të Kosovës. Ka pas edhe individë, më shumë në LDK se ka qenë partia më e madhe, që kanë bërë propagandë anti-UÇK-së që kanë tentuar me denigru luftën heroike”, ka thënë Dedaj.

Lexo edhe këtë: Dedaj vazhdon dëshminë: Kërkova që seanca të jetë e mbyllur që të mos më rrezikohet familja

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika