Enver Sekiraqa: Qëndroj prapa çdo fjale dhe germe që e kam thënë dhe nënshkruar

Enver Sekiraqa, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, ka thënë se qëndron para çdo deklarate të dhënë më parë dhe të nënshkruar nga ai

Fotografi ilustruese

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të mërkurën, Enver Sekiraqa, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, ka thënë se qëndron para çdo deklarate të dhënë më parë dhe të nënshkruar nga ai.

“Unë qëndroj para çdo deklarate që unë e kam dhënë edhe që kom nënshkru, para çdo fjalie, para çdo germe, dhe s’kam asgjë të për të ndryshuar, as shtuar, për atë çka unë e kam thënë dhe e kam nënshkruar”, ka thënë i akuzuari Sekiraqa.

Kosovare Kelmendi, avokate e të akuzuarit Enver Sekiraqa, ka thënë se meqenëse i mbrojturi i saj ka dhënë deklarata të shumta, ai qëndron prapa tyre, marrë parasysh edhe sugjerimet  Gjykatës së Apelit që në rigjykim të eliminohen mangësitë në raport me provat materiale.

“Po ashtu, duke iu referuar sugjerimit të Gjykatës së Apelit, aktit akuzues, respektivisht aktakuzës, mbrojtja nuk ka pyetje për të akuzuarin, sepse për këto pothuajse 14 vite asgjë e re nuk është shfaqur dhe as nuk ka rezultuar ndonjë provë apo deklarim që gjer më tani nuk është administruar”, ka shtuar ajo, duke thënë se Sekiraqa do të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë dhe të trupit gjykues.

As prokurori special Shpetim Peci nuk kishte pyetje për të akuzuarin, duke thënë se kjo çështje është kthyer disa herë në rigjykim, dhe se në secilin rast është mohuar kryerja e veprës penale.

“Çdoherë kur është deklaruar në bazë të procesverbaleve ka mohuar veprën penale, kryerjen e veprës penale, nuk është paraqitur ndonjë rrethanë re, prandaj mohimi dhe besimi i trupit gjykues për deklaratat e mëparshme të të akuzuarit do të elaborohet në kuadër të fjalës përfundimtare”, ka thënë ai.

Seanca është duke vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarit Sekiraqa nga trupi gjykues. /“Betimi për Drejtësi”

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika