Ngritet aktakuzë ndaj Arlind Manxhukës dhe Egzon Azemit të VV-së

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, të cilët dyshohen për veprat penale si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe "Kanosja"

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), këtë të mërkurë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj zëdhënësit të LVV-së, Arlind Manxhuka dhe ish-asamblistit të po kësaj partie, Egzon Azemit.

Po ashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy personave me inicialet Q.E dhe E.Z.

Sipas njoftimit të PSRK-së, thuhet se aktakuza kundër dy të pandehurve Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërsa, kundër të pandehurve me inicialet Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja”, pasi të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit me inicialet A.Sh dhe M.B.

“Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, thuhet në komunikatën për media.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë, si dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika