Gjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, të enjten, ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz, kanë hasur në mbetje mortore, që thuhet se mund të jenë të personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, të enjten ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz, në Skenderaj, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që thuhet se mund të jenë të personave të zhdukur.

Në njoftimin e Komisionit thuhet se, pas disa orë gërmimesh, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Komisionit në Facebook.

Në njoftim bëhet e ditur se gërmimet po vazhdojnë ende dhe se pas rezultateve të ADN-së do të njoftohet për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika