Sulmohet fizikisht u.d. i drejtorit të minierës në Stan Tërg

Ilustrim

Paraditen e së enjtes së 9 nëntorit, në zyrën e tij të punës, është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës i drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar vetë u.d. i drejtorit të minierës.

“Po, është ardhë më ka sulmuar një në zyre papritmas, m’i ka dhënë do grushte në kokë. Ai është një punëtor i Trepçës. Aktualisht jam në ambulant”, ka thënë Karaqa.

Arsyeja, sipas u.d. të drejtorit të minierës, është sepse të njëjtit dje i është shqiptuar një vërejtje me shkrim për mospërfillje të urdhrave.

Aktualisht, Policia e Kosovës është në vend të ngjarjes.

Ndryshe, gjatë muajit tetor për 10 ditë me radhë, minatorët në minierën e Stan Tërgut protestuan duke mbajtur grevë urie.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika