Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht u.d. të drejtorit të minierës në Stan Tërg

Është arrestuar i dyshuari që kishte sulmuar fizikisht dje u.d. të drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik ndaj u.d. të drejtorit të minierës së Stan Tërgut.

Në raportin e saj 24-orësh, policia njofton se e ka arrestuar të dyshuarin, pasi për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Stantërg 09.11.2023-11:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Dje është sulmuar fizikisht në zyrën e tij të punës ushtruesi i detyrës i drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lexo dhe: Sulmohet fizikisht u.d. i drejtori i minierës në Stan Tërg

Lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar vetë ai.

“Po, është ardhë më ka sulmuar një në zyre papritmas, m’i ka dhënë do grushte në kokë. Ai është një punëtor i Trepçës. Aktualisht jam në ambulant”, kishte thënë Karaqa.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika