Osmani: Fuqizimi i grave, gurthemel i përparimit tonë të përgjithshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të nënshkrimit të 53 granteve me vlerë prej 530 mijë dollarë të mbështetur nga USAID, ka theksuar se fuqizimi i grave është një pasuri për zhvillimin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e nënshkrimit të 53 granteve në vlerë prej 530 mijë dollarëve të mbështetur nga USAID, ka thënë se fuqizimi i grave është gurthemel i përparimit tonë të përgjithshëm.

“Në fushën e ngritjes së zhvillimit ekonomik, fuqizimi i grave qëndron si një gurthemel i përparimit tonë të përgjithshëm. Arritjet e sipërmarrëseve gra në Kosovë nuk janë vetëm suksese individuale,ato janë arritje kolektive që ngrisin dhe fuqizojnë të gjithë shoqërinë tonë”, ka thënë Osmani.

E para e vendit shtoi se gratë jo vetëm që fuqizojnë bizneset dhe familjet e tyre, por edhe kontribuojnë në shoqëri në mënyrë të konsiderueshme, si në përmirësimin e strukturës ekonomike dhe sociale të shtetit.

Ndryshe, ceremonia shënon nënshkrimin zyrtar të 53 granteve, me një vlerë totale prej rreth 530,000 dollarë, nga të cilat përfitojnë bizneset në pronësi të grave dhe minoriteteve.

Kjo ngjarje përbën një komponent të rëndësishëm të Aktivitetit Zhvillimi Gjithëpërfshirës Ekonomik të USAID-it, një partneritet pesëvjeçar me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF), shkruan RTK.

Objektivi kryesor është që të forcohen bizneset, të përmirësohen kapacitetet e tyre prodhuese dhe shërbyese, si dhe të përmirësohen ato në aspektin konkurrues në tregjet lokale dhe rajonale.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, do të ketë një panair produktesh ku do të prezantohen ofertat nga 25 biznese në pronësi të grave dhe minoriteteve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika