Gati tre muaj pa pagë, infermierët e angazhuar në kohën e pandemisë protestojnë të mërkurën

Stafi mbështetës i infermierëve të rekrutuar në kohën e pandemisë Covid-19, do të protestojnë të mërkurën në lidhje me mosekzekutimin e pagave gati që tre muaj, edhe pse kanë kontrata valide deri më datën 15 qershor të këtij viti

Vendit tonë po i shtohet edhe një protestë, kësaj here këtë do ta bëjnë stafi mbështetës i infermierëve që ishin angazhuar në kohën e pandemisë Covid-19, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mosekzekutimin e pagesave.

Përmes një njoftimi, Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka gati tre muaj që kjo kategori e infermierëve nuk kanë marrë pagë, dhe kjo sipas tyre, është papërgjegjësi e institucioneve të Kosovës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet, qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pasur parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kërkesë tjetër e sindikatës është edhe vazhdimi i kontratave të infermierëve mbështetës, të cilët kanë kontrata valide deri në mesin e qershorit.

“Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjenden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror”, thuhet tutje në njoftim.

Për mosekzekutimin e pagave për infermierët, më herët kishte raportuar  Portali D.

Në kohën kur Kosova përballej me një fluks të lartë të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e virusit Covid-19, Ministria e Shëndetësisë (MSH) kishte marrë vendim që t’i rekrutojë si staf mbështetës rreth 840 infermierë, me qëllim që “lufta” ndaj këtij virusi të ishte më e lehtë.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjën menjëherë mijëra infermierë nga i gjithë vendi, të cilët siç edhe thuhej nga vetë zyrtarët e MSH-së, filluan të punonin në “vijën e parë të frontit”, në qendra të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Tash kur rastet e vdekjes dhe infektimeve kanë rënë, kjo kategori nuk po vlerësohet si duhet. Stafi mbështetës i infermierëve, që kanë ende kontrata të vlefshme, të cilat u skadojnë më 15 e qershor të këtij viti, tashmë ka gati tre muaj që nuk po marrin pagë, edhe pse një gjë e tillë u takon nga kontratat e tyre valide.

Pos kësaj, edhe pse konsiderohen punëtorë të një institucioni publik, ata nuk e kanë marrë as shtesën e 100 eurove që është paraparë të ndahet nga Qeveria e Kosovës, për të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Stafi mbështetës i infermierëve gati 2 muaj pa paga, nuk u jepen as 100 eurot e Qeverisë

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika