Buxheti për vitin 2024 pritet të diskutohet dhe të votohet të enjten në Kuvendin e Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën plenare për të enjten, më 16 nëntor 2023, ku pritet të diskutohet dhe të votohet buxheti për vitin 2024. Ndërsa, projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2024 është miratuar në mbledhjen e 171-të të Qeverisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të hënën (13 nëntor), ka caktuar seancën e re plenare për të enjten (16 nëntor 2023), ku pritet të diskutohet dhe të votohet buxheti për vitin 2024.

Sipas rendit të ditës, në seancën e caktuar për të enjten, për diskutim dhe votim do të jetë Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndryshe, në mbledhjen e saj të 171-të, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij tha se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Sipas tij, përmes buxhetit të propozuar parashihet që koeficienti i pagave në sektorin publik do të jetë 110 euro, pesë euro më shumë sesa vitin e kaluar.

Buxheti për vitin 2024, sipas kryeministrit Kurti, do t’i kushtojë rëndësi të veçantë mbrojtjes e sigurisë, prandaj, sipas tij, është rritur numri i policëve edhe për 500 të tjerë dhe numri i ushtarëve edhe për 600 të tjerë.

Sipas Kurtit, arsimi do ta ketë mbështetjen e nevojshme, shëndetësia ku do të vazhdohet në investimin e renovimit të spitaleve dhe blerjeve të pajisjeve të teknologjisë së fundit.

Duke folur për drejtësinë, ai ka deklaruar se buxheti për Ministrinë e Drejtësisë është i rritur 31% më shumë sesa ka qenë për vitin e kaluar.

Krejt kjo që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika