Osmani: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit synon t’i frikësojë serbët vendas

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, i është djegur vetura

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, i është djegur vetura.

Në një postim në “X”, Osmani ka thënë se kjo vepër është kriminale dhe ka për qëllim të shpërndajë frikë te serbët vendas.

Teksa është shprehur se autorët do të përballen me drejtësinë.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe këtë: Vetura që iu dogj nënkryetares së Leposaviqit i kishte targat RKS

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika