Gazetari, Lirim Mehmetaj, në “Debat Plus”, ku po diskutohet për draft-statutin e Asociacionit, ka thënë se tash është koha e implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ka kaluar koha se a është pranuar Asociacioni apo jo.
Sipas Mehmetajt, kjo çështje është e kryer dhe jemi në fazën e implementimit.
“Ka takim në Bruksel, kanë me u taku kryeshefat edhe agjenda e takimit thotë se do të flasin për zbatimin e marrëveshjeve, specifikisht, zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është kryer çështja a e pranoi a s’e pranoi. Jemi në fazën e implementimit”, ka thënë Mehmetaj.