Ministria e Financave dhe USAID nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës", Maia Gogoladze, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me drejtoreshën e Projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”, Maia Gogoladze, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për krijimin e sistemit elektronik për përcjelljen e faturave të dorëzuara nga operatorët ekonomikë tek organizatat buxhetore.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave, kjo marrëveshje e mirëkuptimit parasheh përmirësimin e shërbimeve publike, duke krijuar një sistem elektronik, përmes të cilit përcillen faturat në secilën hallkë të procedurës administrative përbrenda organizatave buxhetore, duke rritur kështu efikasitetin në shpenzimin e parasë publike dhe kontrollin e brendshëm financiar.

Gjithashtu, krijimi i një sistemi të tillë elektronik mundëson garantim të transparencës, si pjesë e reformës për digjitalizim dhe zvogëlim të barrës administrative.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Murati ka thënë se “krijimi i sistemit elektronik do të zvogëlojë mundësitë për keqpërdorime dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të financave publike përmes rritjes së transparencës”.

Në këtë linjë, drejtoresha e Projektit Maia Gogoladze është shprehur se “me këtë sistem do t’u mundësohet mbikëqyrësve institucionalë, por edhe operatorëve ekonomikë, të shohin në kohë reale se në cilin hap të procesimit gjenden faturat, identifikon fytat e ngushtë në proces, dhe shmang vonesat, gjë që dukshëm do të përmirësojë shërbimet ndaj operatorëve ekonomikë dhe do të mundësojë menaxhim më të mirë të financave publike në përgjithësi”.

Të dyja palët deklaruan edhe një herë përkushtimin e tyre të përbashkët në zbatimin e projekteve të cilat përforcojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe rrisin efikasitetin në shpenzimin e parasë publike ashtu që të rritet shpejtësia e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika