Gjermania i dhuron FSK-së dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme, vlera e tyre 500 mijë euro

Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme, prej rreth 500 mijë eurosh

Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme.

Të njëjtit kamionë kanë vlerën prej rreth 500 mijë eurosh.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se donacionin e kanë pranuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Maqedonci është shprehur se Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e FSK-së.

“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrin vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”, ka shkruar ministri në Facebook.

May be an image of 2 people

Maqedonci ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika