Mali i Zi sekuestron drogë dhe arreston një shtetas shqiptar

Policia kufitare e Malit të Zi ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vendkalimin Debeli Brijeg, në kufi me Kroacinë

Fotografi të policisë që tregojnë drogën e konfiskuar më 16 nëntor.

Policia kufitare e Malit të Zi tha se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vendkalimin Debeli Brijeg, në kufi me Kroacinë.

Sipas njoftimit, rreth një orë pas mesnatës së 16 nëntorit, u arrestua shtetasi shqiptar A.H., 34 vjeç, që drejtonte një makinë të tipit BMW me targa franceze.

“Përmes kontrollit të detajuar të mjetit, në një bunker të prodhuar enkas, u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me lëndë pluhuri të bardhë, e dyshuar si kokainë, me peshë totale rreth 18 kilogramë. Droga e sekuestruar do të jetë subjekt i një ekspertize në Qendrën e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Aty shtohet se me urdhër të prokurorit të shtetit, A.H. u arrestua, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, të posedimit dhe të shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve./REL

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika