Në QKUK kryhet operacion i rrallë kirurgjik në hundë me metodën FESS

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer për herë të parë një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në hundë, përmes metodës së re FESS

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer për herë të parë një ndërhyrje e rrallë kirurgjike në hundë, përmes metodës së re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).

Kjo ndërhyrje e rrallë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga SHSKUK-ja.

Tutje, në postim thuhet se operacioni zgjati mbi 3 orë dhe është kryer nga dr. Arsim Thaqi, një kirurg i kualifikuar me përvojë të gjatë në institucione prestigjioze në Gjermani.

“Ai ka kryer operacionin në mënyrë vullnetare, me lejen dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka pasur asistencën e specialistëve dhe specializantëve të Klinikës së ORL-së”, thuhet në postim.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika