Sokoli dhe Dajaku e komentojnë deklaratën e Zhegrovës, tregojnë se çka presin nga FFK

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkaktuar debate dhe komente pas deklaratave të tij të ashpëra rreth mosgrumbullimit të tij në ndeshjet e fundit. Ai ka theksuar se fati i Kombëtare ndonjëherë vendoset në mënyrë individuale nga disa njerëz, duke sjellë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij

Deklarata e mbrëmshme futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, bëri bujë të madhe.

24-vjeçari reagoi ashpër rreth faktit që nuk është grumbulluar me ‘Dardanët’ në ndeshjet e fundit.

Teksa, potencoi se së fundmi ishte në pikëpyetje të luaj apo mos të luaj në Kombëtare, sepse disa njerëz sipas tij aty vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.

Këtë deklaratë të tij e kanë komentuar për RTV Dukagjinin trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli dhe ish-futbollisti, Taulant Dajaku.

Që të dy presin një sqarim nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) rreth kësaj çështje.

Përveç FFK-së, “Profa” beson se një reagim duhet të vijë edhe nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Për më shumë mund të shikoni videon e mëposhtme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika