Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax, e cila po mbahet në Kanada për herë të 15-të. Konferenca ka si fokus çështjet e sigurisë, duke përfshirë sfidat që ballafaqohet Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe shtetet që ndajnë vlerat e përbashkëta të saj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është pjesëmarrës i Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax, e cila po mbahet në Kanada për herë të 15-të.

Kjo konferencë ka si fokus çështjet e sigurisë me të cilat ballafaqohet Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe shtetet tjera që ndajnë vlerat e përbashkëta të saj.

Ministri Maqedonci, duke përfaqësuar Kosovën në këtë ngjarje prestigjioze, ka ndjekur me vëmendje punimet dhe ka marrë pjesë në sesionet punuese të konferencës.

Ky forum sipas tij ofron një platformë për diskutime dhe analiza të thella rreth sfidave dhe mundësive që lidhen me sigurinë ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj konference, ministri Maqedonci ka paraparë të zhvillojë takime bilaterale me Ministrat e Mbrojtjes, senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë nga vende partnerë.

Bashkëpunimi i ngushtë me këta partnerë, të cilët ndajnë vlerat demokratike, shihet si një element themelor për frenimin e kërcënimeve nga regjimet autokratike.

Ndryshe, përfaqësimi i Kosovës në këtë konferencë ndërkombëtare tregon angazhimin e vazhdueshëm të vendit në fushën e sigurisë globale dhe përkushtimin për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër sfidave të sigurisë dhe stabilitetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika