Bislimi kërkon nga BE-ja që të largohen “sa më shpejt” sanksionet ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të heqë sa më shpejt masat kundër Kosovës. Bislimi ka shprehur keqardhje për vonesat në hapjen e negociatave për anëtarësim dhe mungesën e statusit kandidat për Kosovën, duke theksuar se këto masa pengojnë përpjekjet e rajonit për integrim në BE

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që “sa më shpjet” t’i heqë masat ndaj Kosovës.

Bislimi, në Komisionin për Integrim Evropian ku ishin prezentë ambasadori gjerman, Jorn Rohde e shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynog, ka thënë se Kosova jo vetëm që s’i ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por as s’e ka statusin e vendit kandidat dhe s’e ka marrë pyetësorin e BE-së.

“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse…Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptikë. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejt këto masa”, ka thënë Bislimi.

Në këtë mbledhje që u diskutua rreth Raportit të Komisionit Evropian, Bislimi ka thënë se Kosova ka shënuar sukses në fushën e përafrimit të tregut të brendshëm.

“Kemi rritje të hyrave buxhetore, formalizim të suksesshëm të ekonomisë dhe vendeve të punës. Kemi ulje të ndjeshëm të nivelit të borxhit publik, kemi rritje të bizneseve të reja, kemi sektor financiar kundër krizave me të cilat ballafaqohemi, kemi përmirësim në lëvizjen e lirë të mallit shërbimit dhe kapitalit. Por, ka edhe fusha ku vlerësimi i bërë në Raportin e progresit nuk është në linjë me bindjen e Qeverisë. Ka të bëjë me reformën e administratës publike”, ka shtuar Bislimi.

Bislimi, gjithashtu, ka përmendur nevojën për të shpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së dhe ka konsideruar si pozitive zhvillimet për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërkohë që Kosova ende nuk ka marrë statusin e kandidatit.

“Raporti e adreson raportin final që qytetarët mund të lëvizin lirshëm nga 1 janari, dhe mendoj që Qeveria ka bërë njoftimin e nevojshëm mbi procesin e liberalizimit. Pakoja e zgjerimit thekson marrjen e statusit për Ukrainën dhe Moldavinë dhe këtë e konsiderojmë si të rëndësishme drejt përshpejtimit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe me këtë rast, Kosova ende nuk e ka marrë as statusin e kandidatit. Për këtë nuk ka nevojë që të kemi njohje nga vendet mosnjohëse”, ka thënë ndër të tjera Bislimi.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika