Muja: Nuk ka ndryshuar qëndrimi i LVV-së për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trustit

Armend Muja ka thënë se LVV-ja nuk do ta mbështesë tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti, pasi nga rreth 1.2 milionë njerëz në Kosovë të aftë për punë, vetëm gjysma prej tyre kanë llogari në Trust

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se partia e tij ka qenë kundër tërheqjes së mjeteve financiare nga Trustit edhe në vitin 2020.

Sipas tij, tërheqja e parave nga Trustit krijon një precedent të rrezikshëm, pasi Qeveria ka obligim për rimbursimin e 120 milionë eurove të tërhequra nga Trusti.

Muja ka thënë se LVV-ja nuk do të lejojë tërheqjen e kursimeve nga Trusti për 30 për qind, pasi kjo është e dizajnuar nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK) me qëllimin që të ndihmohen të pasurit.

“Ka për qëllim t’i ndihmojë shtresat e pasura të shoqërisë, duke i përjashtuar ato shtresa që më së shumti kanë nevojë apo preken nga çfarëdo lloj krize, përfshirë edhe rritjen e çmimeve” ka thënë Muja, në emisionin “Debat Plus’’ me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Ndërsa, ai ka konstatuar se në Kosovë janë duke jetuar 1.2 milionë njerëz, të cilët janë të aftë për punë, ndërsa vetëm gjysma nga ta kanë llogari në Trust.

“Propozimi i PDK-së është që të tërheqin 600 milionë euro nga Trusti pensional ku 300 milionë shpërndahen te kontribuesit më të pasur”, ka thënë ai.

Sipas Mujës, Qeveria ka dhënë pako të rimëkëmbjes, duke ndihmuar dhe dyfishuar ndihmën sociale për t’i minimizuar efektet e pandemisë.

Deputeti i LVV-së, tutje gjithashtu, ka shtuar se ka vështirësi, pasi rritja e çmimeve është 8 për qind.

“Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë kursime apo kanë pak dhe tërheqja e mjeteve nga Trusti, atyre ju pamundëson që të përfitojnë’’, ka thënë Muja.

Ndërsa, sa i përket qëndrimit për tërheqjen e kursimeve nga Trustit ka thënë se “qëndrimi i Qeverisë dhe LVV-së është që qytetarët nuk duhet t’i tërheqin mjetet nga Trusti për t’i tejkaluar krizat, pasi Qeveria do t’i ndihmojë me pako të ndryshme”.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika