Kurti tregon se cilat armë kineze përdor Serbia: Po shfaq hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në X në lidhje me përdorimin e armëve kineze nga Serbia, duke thënë se shteti serb është operatori i parë dhe i vetëm i këtyre armëve në Evropë. Ai ka përmendur sistemin raketor FK-3 dhe dronët CH-92 si disa nga armët kineze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti serb është operatori i parë dhe i vetëm i armëve kineze në Evropë, ndërsa hapur shfaq agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në X, ka thënë se sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdoruara nga ushtria e Serbisë, duke përfshirë edhe dronët CH-92.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga ushtria serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë gjersa shfaqë hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kujtojmë se para pak ditësh, Kurti ka thënë se në Rashkë të Serbisë po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist të Millan Radoiçiq, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.

Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë”, kishte shkruar Kurti të dielën e 10 nëntorit.

“Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.
Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.
Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës”, vazhdonte shkrimi i Kurtit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika