Sot mbahet mbledhja e radhës e qeverisë

Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës

Ilustrim

Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës.

Kryeministri Albin Kurti njoftohet se do ta mbledhë kabinetin qeveritar duke nisur nga ora 10:00 e paradites.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e eksfrakteve të procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet: 165, 169 dhe 171 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 166, 167, 168 dhe 170 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM).
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për Gjendjen Civile (MPB).
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftimin (MPB).

4, Shqyrtimi i Projektligjit për Rininë (MKRS).

  1. Shqyrtimi i Projektligjit për Regjistrin e Pronarëve Përfitues (MINT).
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme (MMPHI).
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës (MFPT).
  4. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Funksionimin dhe Punën në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimitme Qenie Njerëzore në Nivel të Mesëm dhe të Lartë të Rrezikshmërisë (MPB).
  5. Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndaljen e mjeteve buxhetore për mbështetje financiare Global Comunity Engagement and Resilience Fund (GCERF), pagesë për zotimin si Kontribut i njëhershëm për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm global (MPB).
  6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevëzahaq, Segmenti Kijevë -Dolic (MMPHI).
  7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi clhe Investimi në ”Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana Justiniana Secunda” (MMPHI).
  8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në PrizrenÐug (MMPHI).
  9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në PrizrenÐug (MMPHI).
  10. Të ndryshme.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika