Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i ka përcaktuar emrat që mund t’i propozojë për President të Kosovës, por ata nuk do të bëhen publikë para takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili tha se publikimi i emrave para takimit do ta dëmtonte procesin e negociimit.

“Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar që janë të gatshëm për takime dhe që tashmë është paralajmëruar se takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkretë lidhur me presidentin e ardhshëm, atëherë e kemi kuptuar menjëherë që kjo është një shans i mirë dhe një mundësi e re.

E prandaj konsideroj që ekziston një probabilitet goxha i madh që të kemi president dhe një marrëveshje për presidentin. Meqë se kur do që të takohen kryeministri Kurti me kryetarin Abdixhiku, mendoj që kjo do të jetë forma e diskutimit edhe forma e negociimit. Do të takohen përmes propozimit të emrave konkretë dhe prej atyre emrave konkretë unë besoj që njëri prej tyre do të jetë edhe presidenti apo presidentja e ardhshme e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sipas Konjufcës, ekziston një “probabilitet goxha i madh” që palët të arrijnë marrëveshje për Presidentin, nëse takimi Kurti-Abdixhiku zhvillohet dhe në të diskutohen kandidaturat konkrete.

Konjufca ka thënë se pret që edhe LDK-ja të jetë së shpejti e gatshme për këtë diskutim, duke iu referuar deklaratës së Abdixhikut se takimi do të zhvillohej gjatë kësaj jave.

“Lëvizja Vetëvendosje unë vetëm po thëm që është gati. Kryeministri Kurti është gati. Emrat i kemi, po nuk mund t’i ndaj këtu me juve. Më vjen keq sepse pastaj kjo do ta humbte kuptimin pastaj procesi i negociimit. Edhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati sepse javën e kaluar kryetari Abdixhiku tha që kjo javë do të jetë java në të cilën ata do të takohen. Me sa kam marrë vesh unë, në Vetëvendosje kryeministri Kurti ende nuk ka një ftesë nga apo një diskutim se cila do të jetë dita e kësaj jave. Po kështu e ka përdorur gjuhën kryetari Abdixhiku, ka thënë: “këtë javë”. Prandaj ne jemi në pritje e sipër që kjo të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë unë mendoj që do të jetë shumë afër marrëveshja për për presidentin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka shprehur keqardhje që takimi nuk u zhvillua gjatë javës së kaluar, por ka thënë se e mirëkupton nevojën e partive për kohë shtesë për të përcaktuar kandidatët.

“Mua më vjen keq që u humb java e kaluar. Mendoj që nuk ishte e nevojshme, mirëpo prapëseprapë mirëkuptojmë këdo që ka pasur nevojë për një kohë shtesë, sepse tek e fundit duhet ta kuptoni që kjo nuk është një çështje e gjithë kjo e thjeshtë. Partitë kanë nevojë që të vijnë deri te emrat konkretë sa i përket asaj se cilët do të jenë përfundimtarët që do të propozohen e pastaj të shkohet me gjetjen e një pajtueshmërie”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika