Miratohet shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftim për fëmijë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me miratimin e këtij projektligji, tash qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja

Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë është miratuar sot shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftim për fëmijë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me miratimin e këtij projektligji, qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja. Mirëpo, kjo, sipas tij, nuk është obligative.

“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte për përdorimin e letërnjoftimin dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës, nga lindja deri në moshën 16 vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim por pa qenë i detyruar. Kjo do t’ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka thënë se projektligji, po ashtu, rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi.

“Projektligji, po ashtu, rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen, afatin e vlefshmërisë së tij, si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika