Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Suharekë

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e armatosur që ndodhi mbrëmë në Suharekë

Pamje nga grabitja në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë, në raportin e saj 24-orësh, ka dhënë detaje për grabitjen e armatosur që ndodhi mbrëmë në Suharekë.

Policia ka raportuar se katër të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një argjendari.

Në raportin e policisë thuhet se gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i ishin përgjigjur rastit.

Suharekë / 22.11.2023 – 15:45. Është raportuar se katër persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një argjendari. Gjatë grabitjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor të cilët i ishin përgjigjur rastit. Si pasojë, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse policore dhe janë ndërmarrë veprimet operative dhe hetimore në identifikimin e personave të dyshuar”, thuhet në raport.

Ndërsa, mbrëmë, policia ka njoftuar se si pasojë e këtij incidenti, një zyrtar është plagosur dhe një tjetër është lënduar.

“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur. Posa patrulla policore ka mbërri në vendin e ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika