Parandalohet një tentim kontrabande, në autobus gjendet sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike

Është gjetur një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike në një autobus në hyrje të Kosovës, në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë

Foto: Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një autobus në hyrje të Kosovës, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, është gjetur një sasi e konsiderueshme e pajisjeve kirurgjike.

Sipas njoftimit të Doganës, këto pajisje, përpos qëllimit të kontrabandimit, po transportoheshin në kushte jo të përshtatshme dhe josterile, duke shkelur kështu rregullat dhe standardet e kërkuara për mallrat e këtij lloji.

“Mallrat e gjetura janë sekuestruar menjëherë dhe është nisur procedura kundërvajtëse ndaj palës së përfshirë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se veprimet e kësaj natyre janë në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për luftën kundër dukurive negative dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika