Papa Françesku shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Teksas

Një reagim ka ardhur edhe nga Papa Françesku gjatë audiencës javore në mëngjesin e së mërkurës, ku ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka dërguar lutje për ta

Papa Françesku mban fjalimin gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, më 25 maj.

Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur në shkollën e Teksasit, duke dërguar lutje për viktimat që u vranë dhe duke shprehur ngushëllime për familjet e tyre.

Siç duket kjo ngjarje ka prekur emocionalisht edhe Papën.

Ai është shprehur duke thënë  “Zemra ime është thyer për të shtënat masive në shkollën fillore në Teksas”.

Që këto tragjedi të mos ndodhin kurrë Papa ka bërë një thirrje që të ketë kontrolla të vazhdueshme të armëve.

Gjithashtu, ngushëllimet drejt Teksasit kanë shkuar edhe nga udhëheqësit e tjerë evropianë, duke përfshirë kryeministra të vendeve të ndryshme.

Zelensky, Scholz e Sánchez shprehin ngushëllime për viktimat në Teksas

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika