Kurti: 58 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë janë duke u zbatuar

Është mbajtur Forumi i Zhvillimit Rajonal, mes Kosovës e Shqipërisë, ku ështe diskutuar për mundësit e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve për një zhvillim socio-ekonomik rajonal të qëndrueshëm. Në Gjakovë ku u zhvilluan punimet e Forumit, isht edhe kryeminsitri Albin Kurti, që foli për marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre, por edhe tregoi se për festën e 28 Nëntorit, do të jetë në Shqipëri. Por nuk u përgjigj nëse do të ketë një takim me Edi Ramën

Kulmi i acarimit të raporteve ndërmjet dy kryeministrave shqiptar, Edi Ramës e Albin Kurti ndodhi në mes të këtij viti.

Derisa gjithçka ishte bërë gati për mbledhjen tradicionale të dy qeverive që pritej të mbahej në Gjakovë, ajo u anulua një anshëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pikërisht Gjakova, para festës së flamurit, ka pritur delegacione nga Shqipëria, në kuadër të Forumin e Zhvillimit Rajonal ndërmjet dy shteteve.

Aty mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ku foli për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri tani ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se asnjë qeveri, nuk ka bërë më shumë.

“Nga gjithsej 184 marrëveshje, vetëm gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave tona, janë arritur dhe vën në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve. Me ritëm gati katër herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme…”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke uruar, 28 nëntorin Kurti, ka treguar se gjatë së martës do të qëndrojnë në Shqipëri, por i është shmangjur përgjigjes nëse do të takohet me homologun e tij, Edi Rama.

Ai, megjithatë permendi dy nga projektet e ardhshme që sipas tij janë më të rëndësishmet për të dyja vendet.

Derisa për qëllimin e forumit, foli ministri për Zhvillim Rajonal Fikrim Damka.

Në fund të sesioneve që u mbajtën në qytetin e Gjakovës nga ky forum janë nxjerr edhe disa konkluzione, mes tjerash që edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal të adresojë pabarazitë rajonale si dhe që të vazhdojë bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika