Krasniqi i uron çlirimtarët në Hagë për 28 nëntor

Kreu i PDK-së nga Tirana ka dërguar një mesazh të veçantë urimi për të gjithë shqiptarët e posaçërisht për çlirimtarët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, morën pjesë në pritjen zyrtare të festës për 111- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i PDK-së nga Tirana ka dërguar një mesazh të veçantë urimi për të gjithë shqiptarët e posaçërisht për çlirimtarët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në Hagë.

“Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij. Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërsisht 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë”.

“Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dimë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh. Sot dhe përjetësisht – le të rrojnë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika