Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy të dyshuarave për “vjedhje”

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarave për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarat kërkohen për veprën penale “vjedhje”, e cila ka ndodhur më 23 korrik të vitit 2022 në një qendër tregtare në qytetin e Prizrenit.

“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika