Inicohet vazhdimi i misionit ushtarak në Kosovë nga qeveria gjermane

Kabineti qeveritar i Gjermanisë ka inicuar vazhdimin e angazhimit ushtarak në Kosovë. Forcat e armatosura gjermane mbeten të angazhuara në Kosovë

Ilustrim

Kabineti qeveritar i Gjermanisë ka inicuar vazhdimin e angazhimit ushtarak në Kosovë edhe për një vit tjetër.

Ndërkaq Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim.

Gjatë mandatit parashikohet që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjerman.

Sipas Deutsche Welle, nga informacionet e Qeverisë Federale, aktualisht aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundeswehrit.

Ilustrim

KFOR-i në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në Forcën e KFOR-it në Kosovë.

Ndërkaq, Gjermania mbetet lidere me investimet e saj në Republikën e Kosovës. E këto investime që janë të fokusuara në patundshmëri vijnë kryesisht nga bashkatdhetarët, të cilët kanë shtetësi gjermane.

Nga mbi 58 milionë euro investime nga jashtë, mbi 20 milionë euro janë investime gjermane.

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, sipas të dhënave të BQK-së, Gjermania ka investuar më së shumti. Janë mbi 802 milionë euro investime gjermane.

Viti 2021 shënon shifra rekord të investimeve direkte, me ç ‘rast Kosova pranoi mbi 415 milionë euro investime. Vetëm para Pavarësisë së Kosovës ka pasur kaq shumë investime.

Në total që nga viti 2007 deri në vitin 2021, shtetet e tjera në Kosovë kanë investuar mbi 4 miliardë e 570 milionë euro.

Gjermania, shteti që ka investuar mbi 800 milionë euro në Kosovë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika