Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia po e heton rastin

Teksa një person ishte në veturën e tij, raportohet se disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij

Një person është gjuajtur me armë zjarri, të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të  Policisë së Kosovës, i njëjti rast është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Teksa i njëjti ishte në veturën e tij, raportohet se disa persona me të cilët kishte pasur mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pesë gëzhoja.

Sipas raportit, policia po vazhdon ta hetojë rastin.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika