Batatina për grupin e “vdekjes”: Ka vdekur pjesa e eksperiencës, Shqipëria ka gjasa të kualifikohet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë ka gjasa të kalojë grupin në Kampionatin Evropian

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Batatina ka thënë pavarësisht eksperiencës të kombëtareve të tjera në grup, në ditët e sotme ky faktor nuk është shumë i rëndësishëm.

”Organizimi që ka bërë Shqipëria, me këta djemtë që ka sjellë shumë kualitet dhe cilësi brenda kombëtares, do të jetë shumë e fortë në grup.”

”Edhe pse dikush e sheh që Spanja, Italia dhe Kroacia e ka eksperiencën, por mendoj që ka vdekur pjesa e eksperiencës, ka vdekur ajo pjesa që unë kam qenë dikushi dhe sot jam prapë, do të thotë nuk figuron më. Shpresoj që Shqipëria ka gjasa të kualifikohet,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika