Pacolli: Do t’i qëndroj afër familjes së Liridonës që sot përjetuan një dhimbje tjetër në rrethana tragjike

Ndonëse nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit, ish-presidenti, Behgjet Pacolli, thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë afër familjes së Liridona Ademajt pas kthimit në vend

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas rivarrimit të Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ndonëse nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit, thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë afër familjes së Liridonës pas kthimit në vend.

“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot. Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët, familjaret e bashkëpunëtorët e mi vazhdojnë te qëndrojnë afër familjes se Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”, shkroi Pacolli.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.  U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika